Lama: Raporti Kosovë – Shqipëri të shkojë përtej diplomacisë, duhet t’i bashkojë interesi kombëtar

Aktuale

Lama: Raporti Kosovë – Shqipëri të shkojë përtej diplomacisë, duhet t’i bashkojë interesi kombëtar

Më: 16 janar 2024 Në ora: 20:15
Alma Lama

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka folur për raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo ka thënë se raporti Shqipëri – Kosovë duhet të shkojë përtej diplomacisë, duhet t’i bashkojë interesi kombëtar.

“Pak rëndësi ka se si Edi Rama sillet me partnerët, kur është fjala se si sillet Albin Kurti vet me partnerët Kosova e ka lidershipin e saj është shtet, por shpesh herë nuk është sjellë si shtet serioz sepse ka thyer besimin dhe besueshmërinë me shtetet partnere, duhet të kemi parasysh se pa mbështetjen e tyre Kosova nuk mund të ecë asnjë hap përpara as në dialog, as në integrime evropiane, as në çështjet e njohjeve dhe as në çështjet e sigurisë”.

“Prandaj, po them që diplomacia është jashtëzakonisht e rëndësishëm me të gjitha shtetet. Kurse raporti Shqipëri – Kosovë duhet të shkojë përtej diplomacisë, duhet t’i bashkojë interesi kombëtar, duhet të lihen anash ambiciet dhe egot personale për të dominuar skenën politike të shqiptarëve. Është me rëndësi nëse ata shkaktojnë dëme dhe dëmet janë të pariparueshme, janë të pariparueshëm kur kemi të bëjmë palë apo shtete të treta. Në rast duke bashkëpunuar mund të arrijnë në shumë procese një rezultat më të mirë, dhe nëse janë të përçarë edhe shtetet tjera nuk shohin si seriozë”, ka thënë Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat