Gërvalla për vizitën e Cameron: Kam parë te ai vendosmëri që Moska e Beogradi të mos mund të terrorizojnë këtë pjesë të Evropës

Aktuale

Gërvalla për vizitën e Cameron: Kam parë te ai vendosmëri që Moska e Beogradi të mos mund të terrorizojnë këtë pjesë të Evropës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 23:54
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Lord David Cameron

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se vizita në Kosovë e sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, e cila u realizua së fundi në Kosovë është domethënëse për Kosovën.

Ajo tha se Cameroni është politikan me një përvojë të jashtëzakonshme. Ajo tha se kryediplomati britanik është shumë i informuar.

“Kam parë tek ai vendosmërinë e Britanisë së Madhe për të ndihmuar që Moska e Beogradi të mos mund të terrorizojnë këtë pjesë të Evropës”, tha ajo për RTK Prime.

Kryediplomatja kosovare theksoi se Britania e Madhe pararendëse e zhvillimeve të reja në Ballkanin Perëndimor.

“Këtë vit kemi 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë për të ndalë gjenocidin në Kosovë, të kujtojë ish-kryeministrin Tony Blair, i cili nuk ka lënë dyer në SHBA, apo shtete të mëdha evropiane, pa trokitur, duke u përpjekur për ndërhyrje të menjëhershme në Kosovë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat