​Komisioni për rezervat shtetërore diskuton për ekspertët e buxhetin

Aktuale

​Komisioni për rezervat shtetërore diskuton për ekspertët e buxhetin

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore ka diskutuar në lidhje me buxhetin dhe angazhimin e ekspertëve. Për pretendimet se ka pasur keqpërdorime e abuzime me rezervat shtetërore, pritet që të angazhohen tre ekspertë. Ndërkaq, për buxhetin u tha se do të definohet mbledhjen e ardhshme të komisionit.

Fillimisht është diskutuar sa i përket nënshkrimit të një deklarate nën betim për mos shpërndarjen e dokumenteve që mund të sillen pranë komisionit hetimor.

Kryetari i këtij komisioni, Rashit Qalaj tha se ende nuk posedojnë asnjë dokument, për çka presin në të ardhmen që t’i sigurojnë nga institucionet e Kosovës.

Tutje, komisioni ka diskutuar edhe sa i përket buxhetit dhe angazhimin e ekspertëve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se angazhimi i anëtarëve të komisionit nuk mund të kompensohet më shumë se në dy komisione.

Muja: Deputetët nuk mund të kompensohen më shumë se nw dy komisione

Deputetët nuk mund të kompensohen më shumë se dy komisione, që në këtë rast kjo duhet të jetë të jetë e paraparë me buxhet. Ky është komisioni i tretë, për vete e di që nuk mund të paguhem edhe është e rëndësishme që të gjithë ta potencojmë në planifikimet tona. Puna që bëhet nuk paguhet përtej dy komisioneve, me sa e di është rregull. E dyta është cilat kanë qenë tarifat që i kemi aplikuar për ekspertët, të definohet qartë edhe e treta, se cili do të jetë varësisht prej planit të punës, duhet të parashohim sa shpenzime. Sa i përket ekspertëve, këshilla ime është që të jemi më fleksibil sa i përket kohëzgjatjes së angazhimit, për shkak se herëve të kaluara ka pasur ca sfida për shkak se tarifat kanë qenë më të ulëta dhe ishte vështirë të gjejmë ekspertë”, deklaroi Muja.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi tha se ekspertët e angazhuar duhet të jenë në tri fusha.

Thaçi: Ekspertët duhet të jenë të tri fushave

Unë mendoj që të paktën duhet të jenë në tri fushat, si auditori, jurist dhe në fushën e prokurimit që në veçanti kjo lëndë specifike për çështjen e prokurimit. Unë nuk jam i mendimit që të ketë dy ekspertë, por mendoj që duhet të jenë tre ekspertë. Këto janë tri fushat të cilat do të na hyjnë në punë gjatë procesit të këtij komisioni”, shtoi ai.

Me këtë është pajtuar edhe kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, por jo edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj: Jo ekspert për prokurim publik

Sa i përket rezervave shtetërore nuk shkohet me prokurim publik, dihet ligji si e përcakton edhe të shkohet me negocim por jo me prokurim publik. Dhe këtu nuk besoj që na hyn diçka që na ndihmon eksperti i prokurimit publik”, theksoi Lekaj.

Lekaj tha se ngecja e punës në këtë komision është bërë për shkak të partisë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat