MPJD jep detaje për aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci

Aktuale

MPJD jep detaje për aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci

Më: 24 janar 2024 Në ora: 18:50 Përditësuar në ora: 21:17 më 24.01.2024
“Deva Tours”

MPJD jep detaje për aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci.

Përmes një komunikate, MPJD thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Ndërsa brenda autobusit ndodheshin rreth 30 udhëtarë.

Sipas informacioneve të MPJD-së asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar dhe as nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut. Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore”.

“Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, thuhet në njoftim.

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga aksidenti i autobusit që po udhëtonte nga Kosova për në Gjermani

Një autobus kosovar është aksidentuar në Kroaci, afër qytetit të Splitit.

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit ku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë pasagjerësh.

Sipas dubrovackidnevnik.net, një person nga Dubrovniku ka humbur jetën në këtë aksident, kurse dy të tjerë janë plagosur.

“Siç mëson jozyrtarisht DD, në aksident ka humbur jetën një burrë nga Dubrovniku i cili ishte në një automjet privat. Dy persona u plagosën”, shkruan mediumi.

Aksidenti në Kroaci ku u përfshi autobusi, nga Deva Tours tregojnë gjendjen e pasagjerëve

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci.

Sipas informacioneve të para, autobusi është aksidentuar me një automjet tjetër dhe akoma nuk dihet nëse ka viktima.

Gazeta ka kontaktuar kompaninë “Deva Tours” dhe të njëjtit kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë lëndime trupore.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania.

Sipas informacioneve të para, dëmet që janë shkaktuar janë të mëdha, teksa akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit.

Aksidentohet autobusi i Kosovës në Kroaci

Autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është aksidentuar në Kroaci.

Gazeta merr vesh se aksidenti ka ndodhur afër Splitit.

Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk dihet për persona të lënduar.

Siç merr vesh media autobusi i cili u përshi në këtë aksident është nga kompania “Deva Tours”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat