Aksidenti në Kroaci ku u përfshi autobusi nga Kosova, kompania tregon gjendjen e pasagjerëve

Aktuale

Aksidenti në Kroaci ku u përfshi autobusi nga Kosova, kompania tregon gjendjen e pasagjerëve

Më: 24 janar 2024 Në ora: 20:06
“Deva Tours”

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci.

Sipas informacioneve të para, autobusi është aksidentuar me një automjet tjetër dhe akoma nuk dihet nëse ka viktima.

Gazeta ka kontaktuar kompaninë “Deva Tours” dhe të njëjtit kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë lëndime trupore.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania.

Sipas informacioneve të para, dëmet që janë shkaktuar janë të mëdha, teksa akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat