​Reagon Haradinaj: Jam i befasuar nga vendimi i Gjykatës për rastin e Lekajt

Aktuale

​Reagon Haradinaj: Jam i befasuar nga vendimi i Gjykatës për rastin e Lekajt

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:24
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Gjykata sot e shpalli fajtor ish-ministrin Lekaj lidhur me rastin e 53 milionëshit, duke e dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim.

Ai shprehet i bindur në pafajësinë e deputetit Lekaj.

“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.

Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë!I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat