Humolli: Në Kuvendin e Kosovës është mbështetur Radoiçiqi dhe jo propozimi im

Aktuale

Humolli: Në Kuvendin e Kosovës është mbështetur Radoiçiqi dhe jo propozimi im

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:37
Fatmir Humolli

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, ka drejtuar ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Kjo e fundit, ka thënë ai, ka lënë veteranët e luftës në gjendje të mjerueshme.

Ai ka thënë se në Kuvendin e Kosovës deputetët e shumicës kanë mbështetur Milan Radoiçiqin dhe për propozimin e tij.

“Qeveria aktuale sot i len veteranët me 170 Euro dhe i paguan në mënyrë poshtëruese. Me ardhë në pyetje ushtari i UÇK-së, me votu kundër veteranit të luftës është për mjerim. Me ardhë në shprehje veterani i luftës në Kuvend të Kosovës mes Radojçiqit dhe propozimit tem me votu për Radojçiqin, kjo është tmerr. Kjo ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i Kosovës ka qenë në krah të Radojçiqit dhe jo në propozimin tim”, ka thënë Humolli në TV Dukagjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat