Pas sulmit në Banjskë, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se është e pakuptimtë pse Serbia nuk është ndëshkuar.
Ramadani tha se kjo sjellje e BE-së është e pabalancuar ndaj dy shteteve.
“Sulmi u drejtua ndaj shtetit të Kosovës dhe rrezikoi qartësisht ushtarët e NATO-s. Ndëshkimi i Serbisë jo vetëm që është i domosdoshëm, por është krejtësisht e pakuptimtë sjellja e pabalancuar e BE-së”.
Ai thotë se Kosova nuk duhet të bëjë gabime të tjera si ai i financimit të Listës Serbe.
“Lidershipi i Kosovës duhet të punojë në qasje gjithëpërfshirëse dhe të mos bëjë gabime sikurse në rastin e financimit të Listës Serbe rreth 4 muaj pas sulmit terrorist”, thotë Ramadani për Fo.