Latifi kërkon dorëheqjen e ministrit Peci

Aktuale

Latifi kërkon dorëheqjen e ministrit Peci

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 22:20
Smajl Latifi

Krytari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka theksuar mungesën e noterëve në komunën që ai e udhëheq.

Sipas Latifit një herë në javë noterët me korrespodencë nga Prizreni vijnë në komunën e Rahovecit për të kryer shërbime për qytetarët.

Duke e pa këtë situatë Latifi tha se i ka shkruar edhe kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. E për këtë të fundit Latifi tha se është “mërzitur bukur fort” për shkak të kritikave të drejtuara për të publikisht.

“Nuk e di kur do të fillojnë punën por e di që një herë në javë vijnë noterët në Rahovec nga Prizreni me korrespodencë. Ditën e mërkurë, dhe ju ftoj të vini në mëngjes të shihni se sa njerëz presin aty. I kam shkru kryeministrit, i kam shkruar ministres së Drejtësisë, bile ky ministri i Bujqësisë është hidhëruar pse unë i kam thënë mirë bre mirë, përgjegjësi e koleges tënde është, a mbani ju mbledhje ndonjëherë… Edhe bukur është mërzitë sepse unë e kam kritiku publikisht”, tha Latifi.

Tutje i pari i komunës së Rahovecit tha se ministri Peci ose ta zgjidhë këtë situatë ose të japë dorëheqje nga pozita e ministrit.

“Ministri i Bujqësisë, i nderuari Faton Peci në vend se këtë shqetësim të qytetarëve me marrë dhe me isistim me zgjidhe këtë problem, ose fermerët e Rahovecit, por edhe 16 komunat tjera mos të më shetitën nëpër qytete tjera, ose zgjidhe ose jep dorëheqje si ministër i Bujqësisë. Ai s’mund ta zgjidhë vet por e zgjidh kabineti qeveritarë përmes ministrisë së Drejtësisë e jo me pru noterë me korrespodencë edhe në fund një herë në javë me dalë. Ne po mendojmë që Rahoveci tash e meriton sepse edhe në Rahovec ka biznese përveç që ka fermerë dhe bujq dhe ka shumë nevoja si në çdo vend të Kosovës për mi noterizu dokementet”, shtoi Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat