Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, po kërkohet i treti për afishet e shpërndara në Mitrovicë 

Aktuale

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, po kërkohet i treti për afishet e shpërndara në Mitrovicë 

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Mitrovicë dhe po mbahen në stacion në veri nën dyshimin se kanë shpërndarë afishe ku ftohen qytetarët serb që të bëjnë rezistencë si thonë ata “policisë së Kurtit”, lajmin për arrestimin e konfirmoj zëvendës- drejtori i Policisë Rajonale veri Veton Elshani, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Veton Elshani ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Tanjug” se pas hetimeve të policisë, dy persona janë arrestuar, ndërsa për një persona të tretë ende po kërkohet nën dyshimin se janë përfshirë në shpërndarjen e afisheve ku kërkohet mosbindje ndaj policisë.

"Në orët e pasdites kemi kryer kontrolle të shpejta në 4 lokacione të ndryshme në lidhje me shpërndarjen e afisheve ku ftohen qytetarët për rezistencë ndaj policisë, me atë rast kemi arrestuar dy, ndërsa personi i tretë është në ndjekje. Pas bisedës informative me ta, do të vendoset rreth tyre” tha Elshani.

Sipas kreut të policisë në veri, bëhet fjalë për personat me inicialet dhe vitin e lindjes G. K. (1978) dhe D. S. (1971).

Të hënë në veri të Mitrovicës janë paraqit dhe shpërndarë afishe nga “Mbrojtja Popullore” në të cilat iu bëhet thirrje qytetarëve serb në atë pjesë që të bëjnë “rezistencë policisë së Kurtit” .

Ditë më parë ka pas grafite në atë pjesë lidhur me “Brigadat e kuqe janë gjallë”, këto afishe janë dënuar nga Lista Serbe ku iu kërkohet qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe mos të bien pre e provokimeve të këtilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat