Deda: Më dhimbset Kurti, po merret vetëm me prioritetin e shtatë

Aktuale

Deda: Më dhimbset Kurti, po merret vetëm me prioritetin e shtatë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:42
Ilir Deda

Opinionisti Ilir Deda ka thënë se mesazhet e dhëna nga Tirana ku qëndroi sekretari amerikan, Antony Blinken janë të kundërta me ato të institucioneve në Prishtinë.

Në Rubikon  duke folur për çështjen e dinarit që ka acaruar Amerikën, Deda ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke u marrë me atë që të kishte cilësuar vetë si prioritet të shtatë – dialogun.

“Më dhimbset Kurti që po merret me prioritetin e shtatë dhe nuk po mund të bëhet kryeministër ky qytetarët kanë më shumë para. Nuk po shoh deklarata nga qeveria që na e tregojnë rrugën përpara, përpos një mbrojtjeje, një defensive”, është shprehur Deda.

“Po të kishte kulturë politike të mirëfilltë Albini sonte do të duhej të shkonte në Tiranë dhe të takohej me Ramën dhe të kishte një takim të gjatë të fokusuar në rezultate, në rrugëdalje”.

“Mesazhi nga Tirana është që gjithçka do të zgjidhet përmes dialogut. Edhe ambasadori amerikan e tha se nuk duan që të jenë në këtë situatë. Po kujt t’i flasësh, s’ke kujt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat