Gërvalla takon homologun e saj portugez, flasin për çështjen e sigurisë në Kosovë

Aktuale

Gërvalla takon homologun e saj portugez, flasin për çështjen e sigurisë në Kosovë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 23:58
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë Konferencës së Sigurisë të Mynihut është takuar me homologun e saj portugez, João Cravinho.

Gërvalla në platformën “X”, tha se me ministrin e jashtëm të Portugalisë mes tjerash kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovës si dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Në MSC2024, u takova me homologun tim portugez João Cravinho.

Diskutuam sigurinë rajonale dhe globale, duke u fokusuar në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektivën integruese në BE për rajonin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat