Tahiri: Veriu, pa sovranitet e me protektorat të shtuar - qeveritë e kaluara atje e shtrinë sovranitetin

Aktuale

Tahiri: Veriu, pa sovranitet e me protektorat të shtuar - qeveritë e kaluara atje e shtrinë sovranitetin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:09
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti po bën propagandë për ndryshime thelbësore në veri të vendit.

Tahiri tha se veriut është pa sovranitet e me protektorat të shtuar, ku sipas saj, forcat e KFOR-it po shtohen çdo ditë.

“Në veri nuk funksionojnë gjykatat e Kosovës, nuk funksionojnë katër komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymës nuk iu kanë shkuar qytetarëve. I vetmi institucion që funksionon është Policia e Kosovës por pa policët serbë”, ka shkruar Tahiri.

Më tej, Tahiri tha se në qeveritë e kaluara e kanë shtrirë sovranitetin në veri, janë vendosur të gjitha institucionet e shtetit, është vendosur kufiri me Serbinë dhe janë shënjuar edhe pikat kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat