Basha: Ne nuk prishemi me Amerikën, Vuçiqi po – ne s’kemi asnjë dallim me SHBA-të përpos objektivave

Aktuale

Basha: Ne nuk prishemi me Amerikën, Vuçiqi po – ne s’kemi asnjë dallim me SHBA-të përpos objektivave

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 15:03
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha thotë se s’mund të ketë lëkundje të raporteve Kosovë-SHBA.

Ai vlerëson se s’mund të prishemi ne me SHBA-të por Vuçiqi, i cili është me Rusinë.

“Asnjëherë, për shkak se dinari nuk është valutë amerikane, është e Serbisë. Është normal presioni që vjen pak prej SHBA-ve se bëjnë presion edhe në Serbi, edhe te ne, por ne asnjëherë s’prishemi me Amerikën për shkak se ne s’kemi kundërshtim me Amerikën. Vlerat tona si shtet dhe si Republikë janë komplet në të njëjtën linjë, që është Amerika, derisa e dini që Vuçiqi është me Rusinë, kështu që i kemi udhët e ndara, ne jemi me Amerikën, ai është me Rusinë, se na s’mund të prishemi me Amerikën, Vuçiqi po”, thotë ai.

Sipas Bashës, britmat e problemet vijnë prej Vuçiqit dhe ne duhet t’i gëzohemi kësaj, pasi i kemi punët mirë kur ai bërtet.

Ne kemi një mirëkuptim në lidhje me transaksionet që bëhen me dinar, ne kemi thënë që duhet një kohë tranzicionale derisa qytetarët t’i kenë mundësitë t’i hapin xhirollogaritë dhe të arrijnë ta bëjnë këmbimin, por problemet janë të Vuçiqit, britmat vijnë prej Vuçiqit, ne duhet t’i gëzohemi asaj pune, për shkak se kur bërtet Vuçiqi, dihet që i kemi punët mirë këtu”, thekson deputeti i VV-së.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se jemi vend mik me SHBA-të por s’mund të pajtohemi me të, Basha thotë se s’kemi dallime me Amerikën, përpis objektivit për të arritur qëllimin.

“Prandaj dhe qëndron, pasi jo domosdoshmërish duhet të pajtohemi me secilën pikë, për shkak se ne s’kemi dallime por dallimi te objektiva se si të arrijmë atje. P.sh ata mund të kërkojnë tre muaj, ne themi a mundemi vetëm një muaj, këto janë dallimet, por në objektivat që duam t’i arrijmë nuk ndryshojmë asgjë, për shkak se nuk e kemi asnjë dallim të vetëm me SHBA-të. Krejt problemet që bëhen bisedë mes ambasadave janë për shkak të Vuçiqit, jo për shkak se kemi dalë kundër Amerikës”, deklaron deputeti i VV-së, Dimal Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat