Bulliqi për përmendoren e Kurtit në Podujevë: “Qytetari e ka idol Kurtin, duhet çmuar këtë vepër”

Aktuale

Bulliqi për përmendoren e Kurtit në Podujevë: “Qytetari e ka idol Kurtin, duhet çmuar këtë vepër”

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 06:51
Shpejtim Bulliqi

Kryeministri Albin Kurti është bërë me përmendore në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

 Kjo përmendore u zbulua më 14 shkurt të këtij viti në të cilën shkruan emri i tij duke u cilësuar si “Shpresa e Fundit”.

Për këtë kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është shprehur qe ajo se çfarë ka bërë një qytetar i Podujevës është për tu çmuar.

“Është një investim në pronë private njëriu në pronën e vetë në oborrin e vetë, kush ja ndalon njeriut në oborr të vetin çfarë bënë dhe nuk kam të drejt ti përzihem askujt. Ky njeriu ky qytetar i respektum e ka idol Kurtin është e drejt e tina , unë besoj se duhet çmuar këtë vepër”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat