Sveçla pret në takim ambasadorin e Katarit, flasin për situatën e sigurisë në vend

Aktuale

Sveçla pret në takim ambasadorin e Katarit, flasin për situatën e sigurisë në vend

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 15:10
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Sveçla e njoftoi ambasadorin Al Dosari për mandatin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit, administratës shtetërore efikase dhe shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim.

Sipas kësaj ministrie në takim u bisedua për situatën e sigurisë dhe përkushtimin e institucioneve për të garantuar siguri dhe stabilitet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë dhe përkushtimin e institucioneve tona për të garantuar siguri dhe stabilitet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tregon ministria.

Në anën tjetër ambasadori Al Dosari shprehu mbështetjen e plotë të shtetit të Katarit në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave më të mira mes zyrtarëve.

Me theks të veçantë palët diskutuan edhe për potencialin dhe mundësitë e investimit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Sveçla dhe ambasadori Al Dosari u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë dhe konkret mes ministrive të shteteve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat