​Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Aktuale

​Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu sot më 24 shkurt do t’i mbushte 58 vjet.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë.

Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit, uragan që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës

Dëshmori, Fahri Fazliu ishte i lindur më 24 shkurt të vitit 1963, në fshatin Llaushë të Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat