Kurti përkujton masakrën në Likoshan dhe Qirez: 26-vjet më vonë as urdhërdhënësit e as ekzekutorët s’janë dënuar

Aktuale

Kurti përkujton masakrën në Likoshan dhe Qirez: 26-vjet më vonë as urdhërdhënësit e as ekzekutorët s’janë dënuar

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:27
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e parë ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez në luftën e fundit në Kosovë.

Kurti ka theksuar se në atë ditë tragjike, forcat policore serbe kryen një sulm masiv me helikopterë, makina ushtarake dhe artilëri të rëndë, duke vazhduar për 28 orë.

“U masakruan 20 civilë të paarmatosur shqiptarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16)”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri Kurti ka theksuar se pas 26 vjetësh, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët e masakrës nuk janë dënuar, dhe drejtësia për viktimat ende mungon.

Gjithashtu, kryeministri ka shtuar se flijimi i tyre është i monumentalizuar si një sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës dhe se është detyra e tyre të bëjnë shtetin e tyre çdo ditë e më të fortë në drejtim të drejtësisë dhe lirisë.

Kurti ka përfunduar deklaratën e tij duke theksuar se kujtimi për viktimat është i përjetshëm dhe se drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë duhet të jetë një detyrim për të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat