​Zemaj: Shëndetësia kurrë nuk ka qenë më keq, MSh është shndërruar në laborator eksperimenti

Aktuale

​Zemaj: Shëndetësia kurrë nuk ka qenë më keq, MSh është shndërruar në laborator eksperimenti

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 14:11
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se tre vjetori i ardhjes në pushtet i Lëvizjes Vetëvendosje e gjen shëndetësinë tmerrësisht keq, madje, siç tha ai, më keq se asnjëherë më parë.

Në mbledhjen e seancës së Kuvendit ku po diskutohet gjendja në Shëndetësi, Zemaj ka thënë se bilanci në këtë sektor është mjaft keq, duke shtuar se në vitet paraprake ka pas mungesë të barnave, tani ka edhe mungesë të letrave higjienike, katedrave, penjve e infuzioneve.

Zemaj: Tre vjetori i ardhjes në pushtet të kësaj partie politike e gjen shëndetësinë tmerrësisht keq

“Tre vjetori i ardhjes në pushtet të kësaj partie politike e gjen shëndetësinë tmerrësisht keq, më keq se asnjëherë më parë, shëndetësia në krye me ministrin Vitia u treguan të paaftë, të paditur dhe dështues të mëdhenj që ka pas Kosova ndonjëherë. Në karrierën time politikë kurrë s’kam dëgjuar e as parë se një qeveri mund të shpenzojë 75% të kohës së qeverisjes pa lënë asnjë shenjë pozitive sikur kjo qeveri...Bilanci është i tmerrshëm, sepse jo që nuk bëri diçka më mirë, por nuk arriti të mbajë as nivelin çfarë e gjeti. Në të kaluarën kishte mungesë të barnave, sot ka mungesë edhe të letrave higjienike, katedrave dhe penjve e infuzioneve”, tha Zemaj.

Ai poashtu ka thënë se shumë specializant të rinj e mjekë po detyrohen të dalin në protestë, për shkak të injorimit të kërkesave të tyre.

Ndërkaq, Zemaj u shpreh se Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në laborator eksperimenti, me emërime e shkarkime të ndryshme.

Zemaj: Ministrinë e Shëndetësisë e keni shndërruar në laborator eksperimenti

“Kur jemi tek ministrat, Ministrinë e Shëndetësisë e keni shndërruar në laborator eksperimenti, me hyrje e dalje të ministrave, me emërime e shkarkime, ikje, rikthime, ndërkohë që hallet e probleme te pacienteve i vendoset në harresë”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat