Kurti takon sekretarin e Irlandës Veriore: U dakorduam për bashkëpunim të mëtejmë mes vendeve

Aktuale

Kurti takon sekretarin e Irlandës Veriore: U dakorduam për bashkëpunim të mëtejmë mes vendeve

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:52
Chris Heaton-Harris, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me sekretarin e Shtetit të Irlandës Veriore, Chris Heaton-Harris në Kështjellën Hillsborough.

Kurti në platformën “X” tha se si në Kosovë, ashtu edhe në Irlandën Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

Ai ka treguar se për çka ranë dakord gjatë këtij takimi.

“Ne ramë dakord për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Irlandës Veriore, veçanërisht në ekonomi dhe kulturë”, tha tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat