“SMS” e Dejona Mihalit për deputetët e VV-së, ja si i komenton Glauk Konjufca

Aktuale

“SMS” e Dejona Mihalit për deputetët e VV-së, ja si i komenton Glauk Konjufca

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:31
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca ka folur sot lidhur me raportimet në media rreth konsultimeve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me Dejona Mihalin.

Konjufca në një deklaratë për media sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Mihali mban pozitë shumë të rëndësishme në Vetëvendosje dhe konsultohet me të, por sipas tij nuk do të thotë se merr urdhra prej saj.

“Sa i përket Dejona Mihali e ka një pozitë shumë të rëndësishme në Vetëvendosje. Është kryetare e Komitetit të VV-së. Komitetet e bëjnë politikën e Vetëvendosjes, e prodhojnë politikën profesionale të VV-së.

Politika profesionale e komiteteve është në bashkëpunim me deputetët se si t’i përgatisin qëndrimet e tyre, se si t’i përgatitin fjalimet e tyre. Edhe unë konsultohem ndonjëherë me Dejona Mihalin, por nuk mendoj që ajo më jep urdhra mua, thjesht bisedojmë dhe vijmë deri te konstatime të përbashkëta se çka duhet të bëjmë”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat