SHBA-ja dhe BE-ja e mbështesin Prokurorinë: Kritikat e udhëheqësve të vendit s’duhet t’ju pengojnë

Aktuale

SHBA-ja dhe BE-ja e mbështesin Prokurorinë: Kritikat e udhëheqësve të vendit s’duhet t’ju pengojnë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 11:54
Jeffrey Hovenier,

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery M. Hovenier dhe ai i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, i kanë dhënë mbështetje të plotë Prokurorinë e Shtetit, të cilët e kanë cilësuar jetike për të ardhmen e Kosovës.

Në konferencën vjetore të Prokurorit të Shtetit, Hovenier dhe Szunyog, thanë se roli i prokurorisë ka peshë e ndikim të konsiderueshëm për atë se kush jep llogari dhe kush përfiton kompensim sipas ligjit si në ShBA, po ashtu edhe në Kosovë.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke i dhënë mbështetje e ka inkurajuar u.d të kryeprokurorit që të punojë për të krijuar kulturë të profesionalizmit nëpër çdo zyrë.

Hovenier është shprehur se kritikat ndaj punës së prokurorit janë të pritshme, por se ato duhet të bëhen ballë.

“Jam impresionuar me atë që kam parë me vendosmërinë tuaj dhe punën tuaj. Keni treguar përkushtim të madh. E di se puna e një prokurori nuk është e lehtë. Edhe pse mund të shiheni si figura të fuqishme është e pritshme që të kritikoheni me punën tuaj. Jam i bindur se është frustruese e ofenduese që të merrni kritika nga qytetarët e udhëheqësit e vendit. Dëshiroj të theksoj se durimi i këtyre kritikave që të mos ju pengojnë për të kryer punën tuaj është i rëndësishëm, duhet ta kryeni punën tuaj me profesionalizëm dhe pa ndikim”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori Hovenier ka vlerësuar të arriturat e sistemit prokurorial në Kosovë. Ai ka kërkuar që prokurorët të ruajnë pavarësinë e tyre.

E, shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, ka theksuar se duhet të ndalohen kritikat e pushtetit ndaj Prokurorisë, ndërkohë ka garantuar mbështetjen e BE-së ndaj saj.

“Kohëve të fundit fatkeqësisht kam vënë re deklarata nga pushteti duke kritikuar punën tuaj. Kam reaguar në këtë, kjo duhet të ndalohet. Dua ta përmend çështjen e kryeprokurorit te shtetit, kjo zgjidhje e përkohshme nuk duhet të zgjatet sepse ka ndikim negativ”, ka theksuar Szunyog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat