Jasharaj: 7 Marsi po na gjen me pakënaqësi, sfida dhe halle

Aktuale

Jasharaj: 7 Marsi po na gjen me pakënaqësi, sfida dhe halle

Më: 4 mars 2024 Në ora: 12:49
Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se 7 Marsi po e gjen Kosovën me sfida, pakënaqësi e halle shumë.

Jasharaj tha se në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve do të duhej të mbretëronte atmosferë festive dhe të flitej me krenari për angazhimet e Qeverisë në shërbim të arsimit e punëtorëve arsimor, që nga çerdhet e deri në universitet dhe për dialogun e sinqertë për të gjitha sfidat e shqetësimet .

Por siç tha ai, kjo atmosferë mungoi sepse dialogu me fajin e pushtetarëve vazhdon të mungojë.

“SBASHK-u në emër të punëtorëve arsimor kërkojë përmes shkresave që vlera e koeficientit të mos jetë ajo e paralajmëruara që në vitin e kaluar nga ministri Murati, po të jetë se paku 130 euro, por Qeveria nuk qau kokën për këtë kërkesë tonën dhe të sindikatave tjera, por vendosi për vlerën 110 duke bërë një ngritje ironike të pagës në arsim prej vetëm 28 euro dhe kjo shtoi edhe më pakënaqësitë e të punësuarve në këtë sektor dhe jo vetëm”.

Ndërkohë, ai ka përmendur që Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë Ligjin për sigurime shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve të punës në shkolla.

“Nxënësit dhe mësuesit garën për dije në shekullin 21 vazhdojnë ta bëjnë me shkumës e shpuzë . Ata duan, por me këto kushte e me këtë qasje të Qeverisë ndaj arsimit, suksese të larta e të dëshiruara nga të gjithë ne nuk mund të arrihen. Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe po vjen, por ajo po na gjen me sfida, pakënaqësi e halle shumë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat