​Edhe 100 ditë deri në Euro 2024, Rohde pret nga qytetarët e Kosovës ta mbështesin Gjermaninë

Aktuale

​Edhe 100 ditë deri në Euro 2024, Rohde pret nga qytetarët e Kosovës ta mbështesin Gjermaninë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 21:50
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pret që qytetarët e Kosovës ta mbështesin kombëtaren e Gjermanisë në evropian e futbollit 2024.

Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar se shpreson se Gjermania do të jetë ekipi fitues kur kanë mbetur vetëm 100 ditë deri në nisjen e evropianit.

“Si një entuziast i futbollit, mezi pres me padurim ndeshjet magjepsëse, ‘fair play’ dhe – sigurisht – një tjetër “Sommermärchen” me Gjermaninë si ekip fitues. Duke llogaritur në mbështetjen e kosovarëve - si këtu ashtu edhe në Gjermani”, shkroi Rohde.

Kampionati Evropian në Gjermani nis më 14 qershor 2024. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Skocisë, në Munih nga ora 21:00.

Kujtojmë se pjesë e evropianit është edhe kombëtarja e Shqipërisë në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat