Abazi: Vendimet për Asociacionin e Manastirin diheshin – Erdhëm në pushtet për të mos i zbatuar!

Aktuale

Abazi: Vendimet për Asociacionin e Manastirin diheshin – Erdhëm në pushtet për të mos i zbatuar!

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:48
Haki Abazi

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka qenë i ashpër me Qeverinë Kurti pas vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, Albin Kurti ka ardhë  në pushtet me zotimin se nuk di t’i zbatojë vendimet për Asociacionin dhe Manastirin e Deçanit.

“Këto kanë qenë vendim të ditura, edhe vendimi për Kishën edhe për Asociacionin edhe vendimet e tjera që janë marrë nga qeveritë e kaluara. Ne kemi ardhë me premtimin që nuk do t’i zbatojmë. Ka qenë premtimi fondamental qe ne do ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do të lejojmë që të tjetër të vijë dhe të na krijojnë sovranitet as në Kishën në Deçan e as në vendet tjetra”, ka thënë Haki Abazi.

Sipas tij, me këtë vendim hapet një precedent i ri që hap derën për kërkim të pronave të Kishës dhe serbëve në gjithë territorin e Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat