Masakra e Krushës së Madhe: Polici serb: ”I vramë më shumë se 500”

Aktuale

Masakra e Krushës së Madhe: Polici serb: ”I vramë më shumë se 500”

Më: 25 mars 2024 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Të hënën po bëheshin përgatitjet e fundit në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Ato po bëheshin në Kompleksin Memorial për të shënuar 25 vjetorin e njërësa nga masakrat më të mëdha të luftës në Kosovë.

Nga 24 deri 26 mars 1999, forcat serbe vranë e masakruan 241 veta kryesisht burra e djem. Xhafer Krasniqi si i zënë rob e i rrahur pa mëshirë kujton se armiku deshi spastrimin etnik të shqiptarëve.

Në nderim të një çerek shekullit, u mbollën 85 fidanë nga nxënësit e fshatit, për të cilët të rënët nuk do harrohen kurrë.

Të martën këtu do të inaugurohet muzeu me artefakte të mbledhura nga familjarët. Për ta, mërzinë po e shton çdoherë barra e padrejtësisë.

Veç dëshmorëve e martirëve nga masakra e Krushës akoma figurojnë edhe 64 të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat