Qeveria ndan mbi 31 mijë euro për mbështetje të avokimit për shqiptarët e Luginës

Aktuale

Qeveria ndan mbi 31 mijë euro për mbështetje të avokimit për shqiptarët e Luginës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 21:56
Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se është miratuar vendimi për anulimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024.

“Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro) me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar“, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat