Haxhiu: Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështime

Aktuale

Haxhiu: Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështime

Më: 2 prill 2024 Në ora: 23:32
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me menaxhimin e punëve në shëndetësi.

Haxhiu ka përmendur përurimin e Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës ka theksuar se “gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati”

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështimet.

Pas neglizhencës 4 vjeçare me në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, projekt i filluar në vitin 2019. Dihet që gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati.

Aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë , saqë me askush nuk ju konkuron në konkurs për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës. Profesionistët shëndetësorë as nuk dëshirojnë të identifikohen me këtë Qeveri të papërgjegjshme dhe nënvlerësuese të profesionistëve shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat