‘Godet’ Bajrami: Nuk e di nëse ka pritë dikush që kjo qeveri të dështojë kaq keq për këto 3 vjet

Aktuale

‘Godet’ Bajrami: Nuk e di nëse ka pritë dikush që kjo qeveri të dështojë kaq keq për këto 3 vjet

Më: 5 prill 2024 Në ora: 07:30
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka pas dështime të mëdha në këto tri vjet të qeverisjes.

Bajrami ka numëruar dështimet që sipas saj, janë bërë në këto tri vjet qeverisje

“Nuk e di a e ka pritur kush që kanë me dështuar kaq shumë në tri vitet e qeverisjes, duke filluar prej krizës energjetike dhe rritjes së çmimit të energjisë”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se inflacioni ka dëmtuar qytetarët që sipas saj, ngritja e madhe e çmimeve nuk është përcjell edhe me rritje të pagave.

“Shporta bazë e konsumatorit është rrit në më shumë 50 për qind”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat