Bajrami, pushtetit: Do të mbaheni mend si Qeveria e “Urës së Staradranit”

Aktuale

Bajrami, pushtetit: Do të mbaheni mend si Qeveria e “Urës së Staradranit”

Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:07
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka shkruar një status, që është një kundërpërgjigje ndaj Hekuran Muratit, ministër i Financave.

Në shkrimin e saj, Bajrami ka theksuar se Qeverinë Kurti e ka kapur paniku ngase po i dalin për çdo ditë dështimet në shesh.

Tutje, ajo e ka quajtur Qeverinë Kurti si qeveri i “Urës së Staradranit”.

“Në vend të 160 çerdheve e keni ndërtuar një urë. Do të mbaheni mend si Qeveria e “Urës së Staradranit”.

Keni premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike, e do të mbaheni mend që keni ngritur çmimin për ta ndihmuar Martin Berishajn.

Hajde përkraheni Komisionin Hetimor për tenderët njëburimor dhe ta shohin të gjithë krimin e korrupsionin që ka kapluar këtë Qeveri.” – shkroi Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat