Vlora Ҫitaku cakton datën e zgjedhjeve, ka një kërkesë edhe për Vetëvendosjen

Aktuale

Vlora Ҫitaku cakton datën e zgjedhjeve, ka një kërkesë edhe për Vetëvendosjen

Nga: H.O. Më: 6 prill 2024 Në ora: 21:01
​​​​​​​Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas sondazheve të fundit.

Ajo duke ‘hedhur poshtë’ rezultatin e tyre, është shprehur se ato ‘herë ia qëllojnë, herë jo’.

Madje, ajo ka propozuar edhe një datë për zgjedhjet, ka ftuar edhe Vetëvendosjen për të marrë pjesë.

Postimi i plotë:

Sondazhet janë sondazhe. Herë ia qëllojnë, herë jo.

Zgjedhjet janë zgjedhje. Ato janë të sakta 🙂

VV, nëse jeni të kënaqur, ejani shkojmë në zgjedhje.  9 Qershor?

PDK është gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat