Gjoshi i PDK-së: Jemi gati t’i ofrojmë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”

Aktuale

Gjoshi i PDK-së: Jemi gati t’i ofrojmë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”

Më: 7 prill 2024 Në ora: 10:36
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga PDK-ja thotë se ata kanë propozuar tashmë datën e zgjedhjeve dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

‘’Jemi duke u përgatitur për zgjedhje, do të bëjmë një ekip i cili do të bëjë një rezultat që do të ndryshoj qeverisjen në Kosovë. Kemi propozuar edhe një datë të mundshme për zgjedhje, pra 9 qershorin dhe jemi të gatshëm nga sot me i dhënë nënshkrimet për me jetësu kërkesën e qytetarëve të Kosovës, që më ia shkurtu jetën kësaj Qeverie’’, deklaroi Gjoshi.

Ai thotë se PDK me padurim po pret që spektri politik të caktoj datën e zgjedhjeve.

 ‘’Si PDK nga korriku i vitit kaluar kemi propozuar që kësaj Qeverie të i ndërpritet mandati me shpërndarjen e Kuvendit dhe deri më tash gjitha opsionet tjera kanë qenë të pamundura. Për ne si PDK është me interes që gjithë spektri politik, të arrijë një datë për zgjedhje sepse sa më gjatë që rrinë kjo Qeveri në pushtet është dëm për Kosovën’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat