Ugljanin: Lista Serbe dëshiron kriza në vazhdimësi në veri

Aktuale

Ugljanin: Lista Serbe dëshiron kriza në vazhdimësi në veri

Më: 8 prill 2024 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, tha se nuk është befasuar nga vendimi i Listës Serbe për bojkotimin e votimit e 21 prillit për largimin e kryetarëve veriorë, raporton teve1.info

Në një lidhje direkt në emisionin “Ditari”, Ugljanin tha se vendimi përmes presionit për pjesën veriore është diçka normale, pasi sipas tij, atje nuk funksionon demokracia.

“Nuk jam i befasuar me këtë vendim, e kam pritë sepse këta direkt e marrin urdhrin nga Serbia dhe urdhrat e Vuçiqit. Kjo ka qenë opinion para 4-5 ditëve ku u përmend nga kryetari që do të vjen deri tek bojkotimi por është befasuese nga ndërkombëtaret sepse kur kam biseduar me ta ka qenë një pyetje nga unë: çfarë garancioni ka pas procesit 25 për qind të peticionit apo deklarimit për largimin e kryetarit, ata kanë thënë sipas UA që ky proces nuk do të duhet të ndalet. Kurse tash po del befasi për ndërkombëtarët”, u shpreh Ugljanin.

Megjithatë, Ugljanin tha se Lista Serbe dëhsiron që në vazhdimësi të ketë kriza në veri dhe sipas tij ky është një konfuzion që u është bërë qytetarëve në këtë pjesë.

“Lista serb epo do vazhdimin e krizës me pas në veri të Kosovës jo vetëm përmes kësaj por edhe hapave tjerë, por këtu janë institucionet shembull shërbimet publike sepse në pjesën veriore në konfuzion janë vet popullata dhe komuniteti shumicë serb, sepse thirrja për bojkotim është konfuzion se po anashkalohen direkt nga qeveria e Serbisë dhe vet Lista Serbe”, tha Ugljanin.

Kryekuvendari i Mitrovicës së Veriut tha se as kryetari Erden Atiq nuk ka qenë i befasuar nga një veprim i tillë, pasi sipas tij janë pritur të gjitha veprimet nga ana e kësaj partie serbe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat