Dyshohet për trafikim me qenie njerëzore, kryeshefi i KRU Gjakova kthehet në vendin e punës

Aktuale

Dyshohet për trafikim me qenie njerëzore, kryeshefi i KRU Gjakova kthehet në vendin e punës

Më: 8 prill 2024 Në ora: 20:17
Hasan Krasniqi

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Regjional “Gjakova” Hasan Krasniqi, u arrestua më 19 shkurt, si i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Ai u arrestuar nga INTERPOL-i për trafikim me qenie njerëzore.

Ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane.

Por, duket se ai është liruar.

Kështu të paktën tregon një postim i KRU “Gjakova”, në Facebook.

Aty shkruan se shfuqizohet vendimi pezullimin e marrëdhënies së punës.

Tutje në njoftimin thuhet se Krasniqi, obligohet të paraqitet në punë nga data 8 prill.

“Me aprovimin e këtij vendimi nga Bordi i Drejtorëve Z. Hasan Krasniqi sot ka filluar punën e rregullt si Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A”.

Ende nuk dihen detaje se kur është liruar ai apo nëse ndaj tij ka ndonjë aktakuzë të ngritur.

Media ka kontaktuar me avokatin e tij, Tritan Hamitaj, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat