Kërstiq: Lista Serbe u fuqizua nga Beogradi dhe Prishtina

Aktuale

Kërstiq: Lista Serbe u fuqizua nga Beogradi dhe Prishtina

Më: 8 prill 2024 Në ora: 23:57
Branisllav Kërstiq

Lista Serbe sot gjatës ditës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votimet për largimin e katër kryetarëve të komunave veriore.

Kjo u bë e ditur nga i pari i këtij subjekti politik, Zlatan Elek.

Përveç kësaj edhe katër antëtarë të Listës Serbe në Komisionet Komunale Zgjedhore dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Për bojkotin në Edicionin Special foli gazetari serb Branisllav Kërstiq.

Ai tha se fuqizimin e Listës Serbe u bë në të kaluarën nga Qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë.

“Me vite, me dekada ose më shumë, qeveritë tona në Prishtinë i kanë dorëzuar qindra apo mijëra vende të punës në duart bosëve të Listës Serbe. Qytetari i zakonshëm i veriut, në qoftë se do të jetë i punësuar me buxhetin e shtetit të Kosovës, duhet të shkojnë dhe t’i lusin bosët e Listës Serbe”, tha ai.

“Në rregull, ti prej nesër je i punësuar, por e ke një obligim. 30, 50 apo 100 vota për kuptohet Listën Serbe. Dhe, kjo është arsyeja se pse Lista Serbe u fuqizua edhe nga Beogradi dhe Prishtina zyrtare”, tha gazetari serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat