Baraliu: Kushtetuta është shkelur nga të gjithë pa dallim, madje edhe nga Qeveria aktuale

Aktuale

Baraliu: Kushtetuta është shkelur nga të gjithë pa dallim, madje edhe nga Qeveria aktuale

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:02
Mazllum Baraliu

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se Kushtetuta është duke u shkelur nga të gjithë pa dallim, e jo vetëm Kushtetuta, por edhe ligjet e tjera.

“Kushtetuta po shkelet nga personat fizikë, nga institucionet e shtetit, nga politikanët, nga subjektet politike, nga qeverisjet e caktuara, duke përfshirë edhe qeverisjen aktuale”, ka thënë Baraliu.

Sipas Baraliut, në këtë përvjetor do të duhej të ndërpritet shkelja e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës janë obligative për të gjithë.

“Nuk ka dyshkallëshmëri, ka vetëm një instancë, por edhe të krijojmë një kulturë demokratike”, tha ai.

“Tjetër gjë e deklarojnë, tjetër gjë e bëjnë politikanët, të gjitha subjektet politike e kanë dëshmuar këtë, më e rënda te ne në politikë shumë pak ka etikë, premtojnë shumë, por nuk realizojnë asgjë”, shton tutje Baraliu, në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Baraliu e vlerësoi punën e Gjykatës Kushtetuese, “si të suksesshme, edhe pse me një përvojë që e ka pasur fillestare dhe kuadro fillestare, sepse ne nuk kemi pasur traditë në krahasim me shtetet e tjera”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat