Sveçla publikon pamjet e veturës nën të cilën u gjet eksploziv: Kur Serbia humb betejat politike, kthehet te terrorizmi

Aktuale

Sveçla publikon pamjet e veturës nën të cilën u gjet eksploziv: Kur Serbia humb betejat politike, kthehet te terrorizmi

Më: 9 prill 2024 Në ora: 23:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e veturës nën të cilën sot u gjet eksploziv.

Sveçla fajësoi Serbinë, duke thënë se kur humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftënxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm.

“Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses. Zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi”, shkroi Sveçla.

Më tej, ai tha se kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha.

“Tani, shteti ligjor është shtrirë në të gjithë territorin e Republikës sonë. Siguri, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim dhe llogaridhënie për shkelësit e ligjit”, shkroi Sveçla.

Image

Lajmin për gjetjen e eksplozivit nën një veturë në Leposaviq për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se në vend të ngjarjes, përveç policisë ishin edhe KFOR-i amerikan.

“Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitë relevante policore duke përfshirë edhe njësinë K9 dhe njësitin për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Prezent ishin edhe KFOR-i amerikan”.

“Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16e20 është largu nga Vendi i ngjarjes”, tha Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat