Ministri Murati vendos për bartjen e të hyrave vetanake të komunave

Aktuale

Ministri Murati vendos për bartjen e të hyrave vetanake të komunave

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:53
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka nënshkruar sot vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë 60 milionë euro.

Murati, në një njoftim në rrjetet sociale, ka thënë se bartja e mjeteve është bërë në pajtim me Ligjin e Buxhetit.

“Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove”, ka thënë Murati.

“Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, tha ai.

Para pesë ditësh, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i kërkoi urgjentisht ministrit Murati që të miratojë vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat