Policia ukrainase diplomon në Kosovë për heqjen e minave, Hovenieri krenar

Aktuale

Policia ukrainase diplomon në Kosovë për heqjen e minave, Hovenieri krenar

Më: 11 prill 2024 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave kanë diplomuar në një iniciativë të përbashkët me Komandën Evropiane të SHBA-së dhe FSK-së.

Hovenieri, me anë një postimi në rrjetin e tij social në X, ka shkruar se ata kanë diplomuar për heqjen e minave, njofton Klankosova.tv.

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera”, shkroi Hovenier.

“Krenar që e dëshmojmë këtë përpjekje për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat