​VV pret rezultat pozitiv nga votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Aktuale

​VV pret rezultat pozitiv nga votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:08
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

Në prag të votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, në Lëvizjen Vetëvendosje presin rezultat pozitiv. Sipas partisë në pushtet, vendi ka plotësuar të gjitha kriteret dhe më 16 prill, do të marrë dritën e gjelbër në asamble, për t’i hap rrugë vendimin final të Komitetit të Ministrave në muajin maj. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti i bëjnë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të reagojë ndaj Serbisë për fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionin parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Kosova s’duhet të mbetet peng i proceseve politike, andaj edhe Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme, duhet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Kryeziu-Hyseni: Suksesshëm do të kalojmë edhe fazën e Asamblesë Parlamentare

“Deri tani si shtet i kemi plotësuar të gjitha kriteret për të qenë anëtarë të Këshilli të Evropës, besoj se suksesshëm do të arrijmë ta kalojmë edhe këtë fazë të radhës të diskutimeve më 16 prill. Unë besoj se Asambleja Parlamentare do të votojë pro Republikës së Kosovës, pasi s’kemi asnjë kriter që ka mbetur pezull ose i paplotësuar prej anës së Republikës së Kosovës. Duke e parë se disponimi është jashtëzakonisht i mirë dhe interesi i deputetëve që janë anëtarë të Asamblesë Parlamentare është shumë i madh që të ndihmojë Kosovës që suksesshëm të kalojmë këtë fazë. Unë besoj se do të kemi lajme të mira javën që vjen”, thotë ajo.

Sipas saj, Komiteti i Ministrave nuk duhet të dal në kundërshtim me vendimin e Asamblesë Parlamentare.

Ajo thekson se çfarëdo lloj tentative për të pronloguar procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe vendosjen e ndonjë kushti shtesë do të ishte e padrejtë.

Kryeziu: Hyseni: Kosova s’duhet të mbetet peng i proceseve politike, ministrat e KiE-së të votojnë pro anëtarësimit

“Këta ministra është shumë keq nëse dalin në kundërshtim me atë çka vet deputetët e tyre, anëtarë të Asamblesë Parlamentare e bëjnë. Kush më mirë sesa deputetët e Asamblesë Parlamentare mund ta dinë nëse është e gatshme apo jo Kosova të jenë anëtare. Nëse vendosë Asambleja Parlamentare atëherë çfarëdo lloj tentative për të pronlonguar procesin e anëtarësimit do të ketë një tendencë tjetër që mund të kuptojmë varësisht prej shteteve. Mirëpo ne po supozojmë se unë besoj se edhe Komiteti i Ministrave do të tejkalojë, pasi s’ka arsye të mbajë pezull edhe më tutje anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, pasi s’ka kritere që nuk janë plotësuar dhe kriteri është që mos të ketë kritere që dalin gjatë rrugës. Por nëse dalin atëherë këtu na lejon të kuptojmë që gjithçka po ndërlidhet me procesin politik, kjo e cila është pengesë shumë e madhe, gjë që nuk do të duhej të ndodhte. Nëse ndodh do të shpërfaqej tendenca që me mbajt Kosovën peng të proceseve politike”, shton Kryeziu-Hyseni.

Megjithatë, kryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, nënvizon se diplomacia kosovare po punon aktivisht me shtetet anëtare të KiE-së për t’i siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë.

Kryeziu: MPJD po punon aktivisht për anëtarësim në Këshill të Evropës brenda këtij viti

“Besoj se shtetet nuk do të ndryshojnë mendjen e tyre për një periudhë kaq të shkurtër kohore vetëm pse Serbia ka angazhuar lobues për të kundërshtuar anëtarësimin e KOSOVËS në Këshill të Evropës. Ne nuk duhet të qëndrojmë duarkryq as sot derisa po flasim edhe pse e dina se kemi përkrahje të madhe atyre brenda. Do të vazhdojmë deri në momentin kur të jepet vendimi përfundimtar”, thekson ajo.

Krahas kësaj, ajo kërkon nga vendet e QUNIT-it që në vend që t’i kërkojnë Kosovës themelimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës të reagojnë ndaj Serbisë për lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kryeziu-Hyseni: QUINT-i duhet t’i reagojë Serbisë për lobimin kundër Kosovës në KiE

“Shtetet e QUINT-it fillimisht do të duhej të reagonin karshi veprimeve që po i bën Serbia me krijimin e grupit punues për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ky është një veprim që ata nuk do të duhej të toleronin, pasi ky është një veprim që neve nuk na duket e çuditshme, pasi vazhdimisht ka bërë veprime të tilla që janë në kundërshtim nga marrëveshja bazike kërkon nga shtetet dhe nuk është që ka pasur reagime nga BE-ja. Në vend që ata të merren me çështje të Asociacionit dhe se çka do të ndodh pas anëtarësimit është shumë e rëndësishme që ata të merren me një shtet që po punon aktivisht në pengimin e Kosovës në anëtarësim në Këshillin e Evropës. Çka nëse ndodh kjo. Sigurisht se BE-ja nuk mund të adresojë kërkesa në pafundësi vetëm ndaj Kosovës dhe të pres që Kosova t’i realizojë ato”, përfundon deputetja e mazhorancës.

Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës në maj të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat