Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Aktuale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Më: 15 prill 2024 Në ora: 08:07
Pjetër Shala

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo seancë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:30 dhe të përfundojë rreth orës 16:00.

Krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Pjetër Shala, u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge.

Ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.

Shala, sipas aktakuzës ngarkohet me përgjegjësi penale individuale me forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat