“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, rrëfehet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Aktuale

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, rrëfehet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Më: 16 prill 2024 Në ora: 23:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dardane Bala, familjare dhe shoqe e gruas që u vra nga bashkëshorti saj në Pejë, ka rrëfyer për jetën bashkëshortore që kishin viktima dhe i dyshuari – për vrasje tashmë.

Ajo ka thënë se dashuria e madhe ndaj bashkëshortit ia mori jetën.

“Jua kom ditë raportet gjithë jetën  deri në momentin e fundit.  E ka dashur shumë atë. E ka dashtë tej mase deri në momentet e fundit nuk ka heq dorë nga Edi. Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori edhe jetën.

Unë për atë pjesë nuk nuk mundem me bisedu, se nuk nuk jam krejtësisht e sigurt. Edi ka qenë i papunë një kohë të gjatë, ka qenë në depresion. Ajo është munduar dhe kujtuar për të. Mund të them që pak e ka neglizhu edhe mjekësia dhe organet e shtetit. Ka tentu disa herë me kuru me çu nëpër mjekë…”, ka thënë Bala në “Debat Plus.

Teksa ka folur për problemet që kishin në martesë, Bala gjithashtu ka treguar se të dy vajzat e kanë parë nënën e tyre të gjakosur,.

“Kemi qenë në dijeni edhe rrethi edhe shoqëria, po Xhuljeta e ka mbajt në rreth problemet me bashkëshortin. Ka dashtë me mbrojt prej të gjithëve edhe pse familjarët janë ata që i sugjerojnë të ndahet, por ajo nuk ka pranuar, i ka qëndruar pranë gjithmonë… Edhe vajza e madhe edhe e vogla e kanë parë nenën të gjakosur”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat