Zyra e BE-së ul flamujt në gjysmështizë për gratë e vrara në Kosovë

Aktuale

Zyra e BE-së ul flamujt në gjysmështizë për gratë e vrara në Kosovë

Më: 17 prill 2024 Në ora: 11:26
Zyra e BE-së ul flamujt në gjysmështizë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka ulur flamujt në gjysmështizë për gratë e vrara.

Përmes një postimi në “X” zyra tha se kjo u bë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave që u vranë në Kosovë.

Ato u vranë si pasojë e dhunës me bazë gjinore.

“Sot, flamuri i BE-së valëvitet në gjysmështizë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave që u vranë në Kosovë si pasojë e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat