Ndalesa në Serbi, udhëtarët të shqetësuar

Aktuale

Ndalesa në Serbi, udhëtarët të shqetësuar

Më: 18 prill 2024 Në ora: 23:14
Ilustrim

Është një prej pikave kufitare që e lidh Kosovën me Serbinë, dhe Dheu i Bardhë është ndër më të frekuentuarit.

Një ditë pas thirrjes që bënë institucionet kosovare për të shmangur kalimin përmes territorit serb, situata është dukur më normale këtë të enjte.

Por, ndalimi arbitrar që e pësuan mijëra kosovarë nga autoritetet serbe, ka ngritur shqetësim tek kosovarët që kanë qenë duke hyrë në Serbi përmes kësaj pike.

“Lajmet i kemi pa, problem s’po kemi pos pritjeve që janë shtuar, për neve nuk është shumë problem sa është për diasporën, për ne pas situatës veç kanë fillu pritjet më shumë”, ka thënë një qytetar.

Kthimin në normalitet, e kanë pohuar edhe agjencitë e udhëtimit që mbetën të bllokuar me udhëtarët në pikat kufitare që lidhin Serbinë me Kroacinë dhe me Hungarinë.

Si rezultat i pritjeve të gjata pa sqarime që shkuan deri në 20 orë, shumë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Pritjet për kalimin nga Kosova në Serbi, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjatë së enjtes kanë shkuar nga 3 deri në 5 minuta, siç edhe kanë qenë për të hyrë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat