​Rohde: Keqardhje që nuk pati progres në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Aktuale

​Rohde: Keqardhje që nuk pati progres në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde u është bashkuar familjeve të personave të zhdukur në solidaritet në ditën e sotme të personave të pagjetur.

Diplomati gjerman ka thënë se 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura.

“Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në tri vjetët e fundit për shkak të bllokadës politike”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X.

Sot shënohet përvjetori i 25-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 nga forcat serbe u vranë 376 persona.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën në varreza masive në Kosovë, ndërsa të tjerët në varrezat masive në Serbi.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat