Gjendet 12-vjeçari që u raportua i zhdukur

Aktuale

Gjendet 12-vjeçari që u raportua i zhdukur

Më: 30 prill 2024 Në ora: 00:01
Melos Rexhaj

Nëna e Melos Rexhajt, 12-vjeçarit që u raportua më herët si i zhdukur ka njoftuar për RTKlive se djali është gjetur shëndosh e mirë në Ferizaj.

Ajo ka treguar se dikush e ka parë duke blerë në një market ushqimor dhe ka njoftuar menjëherë familjen.

“E kemi gjetë Melosin, në Ferizaj. Na kanë lajmëru ata që e kanë pa në qytet afër komunës. Tash jemi në stacionin policor të Ferizajt”, tha Hanife Rexhaj.

Ajo tha se djali i kishte thënë se ka marrë rrguën nga fshati Petrovë i Shtimës për në Ferizaj, me biçikletë, vetëm për qejf.

Melosi u raportua i zhdukur nga familjarët e tij në rrjetet sociale, ku thuhej se kishin humbur kontaktet me të që nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat