Osmani: Partneriteti me SHBA-të është i palëvizshëm

Aktuale

Osmani: Partneriteti me SHBA-të është i palëvizshëm

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:41
Vjosa Osmani

Agjencia e Qeverisë Amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit dhe Qeveria e Kosovës, sot kanë lansuar programin “Kompakt”, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë. Programi Kompakt, është investimi më i madh në sektorin energjisë në dekadat e fundit, me një shumë prej 236.6 milionë dollarësh amerikan.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një fjalë rasti nga ky event ka thënë se ky projekt përveç bashkëpunimit përbën edhe fuqizimin e Kosovës si dhe mbështetja e pa kompromis e SHBA-ve.

“Këtu jemi mbledhur për të filluar zyrtarisht “Kompaktin” në Kosovë, ku në esencë ky event përveç bashkëpunimit përbën edhe fuqizim për vendin tonë. Nuk është vetëm një grand është mbështetja e pa kompromis mes dy shteteve tona dhe qytetarëve tona. Bashkëpunimi mbi vlerat e demokracisë. ShBA-të vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në ditët më të vështira të saj. Kompakti që po lansojmë nuk është veç investim në energji dhe ekonomi por në të ardhmen e Kosovës dhe të njerëzve të saj.  Jemi në rrugën për ruajtje të energjisë së ripërtrishme dhe ruajtjen e sigurisë së energjisë. Kosova mbetet në ballë të këtyre inovacioneve”, tha Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i palëvizshëm.

“Rëndësia e kompaktit të MCC do ta përdorë si katalist në zhvillimin ekonomik të tërheq investitorë. Ky kompakt është riafrimim i partneritetin egzoatencial. Së bashku po dërgojmë një mesazh të qartë, partneriteti i jonë është i palëvizshëm. Në emër të populli të Kosovës ju falenderoj”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat