Hoxhaj nga Katari, flet për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe shoqëror

Aktuale

Hoxhaj nga Katari, flet për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe shoqëror

Më: 14 maj 2024 Në ora: 19:37
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Katar, në Doha, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Katarit.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Katarit në Doha, ku ka takuar edhe ministra e figura të rëndësishme të politikës.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj, përmes postimit në Facebook, ka njoftuar se është takuar me Kryetarin e Grupit të Miqësisë në mes të Katarit dhe Kosovës, Mohd bin Fahad Seif Al-Mesallam dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Katarit, Yousef bin Ali Al Khater.

“Në Doha, sot takova edhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë në mes të Katarit dhe Kosovës, Mohd bin Fahad Seif Al-Mesallam dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Katarit, Yousef bin Ali Al Khater, me të cilët diskutova për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe shoqëror në mes dy vendeve tona!”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat