Rron Gjinovci “zbulon bashkëpunimin” mes Kurtit dhe Kransiqit: Të dy e dinë këtë gjë!

Aktuale

Rron Gjinovci “zbulon bashkëpunimin” mes Kurtit dhe Kransiqit: Të dy e dinë këtë gjë!

Nga: A.SH Më: 15 maj 2024 Në ora: 22:56
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas kritikava q po bëhen në drejtim të PDK-së dhe VV-së, gjoja se nuk po dinë politik.

Gjinovci zbërthen ‘bashkëpunimin’ mes Kurtit dhe Kransiqit, por që sipas tij, fundit do të jetë se që të dy e dinë që nuk bëjnë koalicion mes vete.

Postimi në Facebook:

Këta që po e akuzojnë PDK-në s'po dijnë politikë.

PDK, konkretisht Memli Krasniqi osht tu u kallxu shumë i zhdërvjelltë. Votusit të vet klientelist, i cili ka qenë duke e braktisë dhe do ta braktisë sidomos mandatin tjetër, është ka i thot: mos më braktis edhe këto zgjedhje se unë prap muj me konë në pushtet. Në anën tjetër, Albini po bashkëpunon në këtë flirt politik, po i thot grupeve nacionaliste që i ka si mbështetës: a po e shihni që unë nuk jam proserb si më kanë qujt sepse po të isha këta s'kishin bo koalicion me mu.

Edhe PDK edhe VV e dijnë që nuk bojnë koalicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat