Rasti tragjik i vetëvrasjes së 37-vjeçarit nga Lipjani, kapet në Shqipëri i dyshuari i tretë

Aktuale

Rasti tragjik i vetëvrasjes së 37-vjeçarit nga Lipjani, kapet në Shqipëri i dyshuari i tretë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:57
Bashkim Salihu

Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë rreth rastit në Graçanicë.

Mësohet se E.G u arrestua nga autoritetet në Shqipëri gjatë ditës së djeshme në bazë të një kërkese nga Interpoli.

Ai ishte në kërkim nga policia e Kosovës, rreth rastit në Graçanicë ku ishte gjetur i vdekur një 37-vjeçar.

E.G, bashkë edhe me dy persona të tjerë (babë e bir), S.T dhe A.T, dyshohen për veprat penale “fajde” dhe “shtytje në vetëvrasje”.

Ky gjatë bastisjeve të zhvilluar nga policia nuk ishte hasur në shtëpinë e tij.

Por, duket se nuk mbeti edhe për shumë kohë i lirë, pasi u arrestua pas disa orësh në Shqipëri.

Ndërkohë S.T dhe A.T, janë ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat